VD/ Parandalohet ATENTATI në Berat, shpallen në kërkim 3 persona, zbulohen armë zjarri me silenciatorë dhe municione
Personat që kishin planifikuar këtë atentat, në pamundësi për të realizuar qëllimin e tyre, të gjendur nën presionin e Policisë, kanë fshehur automjetin brenda të cilit kishin mjetet për kryerjen e krimit, dhe duke përfituar nga errësira, janë larguar në zona të pyllëzuara.
BERAT- Parandalohet atentati ndaj një personi në Berat. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe ato të Komisariatit të Policisë Berat, morën informacion se po organizohej një vrasje ndaj një personi. Kështu, u ngritën pika kontrolli me shërbime grackë, në disa rrugë dhe fshatra ku dyshohej se mund të kryhej kjo ngjarje kriminale.
Në kërkim janë shpallur:
-Hamit Berisha., 55 vjeç, banues në Kosovë;
-Arli Shehu., 30 vjeç, banues në Korçë;
-Ermal Gora, 43 vjeç, banues në Tiranë.
Hamit Berisha, Arli Shehu dhe Ermal Gora që kishin planifikuar këtë atentat, në pamundësi për të realizuar qëllimin e tyre, të gjendur nën presionin e Policisë, kanë fshehur automjetin brenda të cilit kishin mjetet për kryerjen e krimit, dhe duke përfituar nga errësira, janë larguar në zona të pyllëzuara. Policia ka gjetur mjetin, një motomjeti të vjedhur, me 2 skafandra, të veshjeve të kamuflazhit (xhup meshini), të një arme zjarri automatik me silenciator, të një pistolete me silenciator dhe të një sasie municioni luftarak.
Nga kontrolli në banesën e njërit prej personave të shpallur në kërkim, konkretisht në banesën e Gorës u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 radio marrëse-dhënëse, dylbi, dorashka dhe lëndë djegëse.
Pas arrestimit, këta persona do të vihen në hetim për veprat penale "Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak".
NJOFTIMI I POLICISË:
Parandalohet një atentat ndaj një shtetasi, që do të kryhej nga një grup kriminal. Sekuestrohen 2 armë zjarri me silenciatorë, municion luftarak, motomjet, skafandra, mjet prerës (thikë), veshje kamuflazhi, radio marrëse-dhënëse, dylbi dhe sende të tjera që do të përdoreshin për realizimin e vrasjes së një shtetasi. Shpallen në kërkim 3 shtetas, pjesëtarë të grupit që do të kryente atentatin ndaj një shtetasi, dhe vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast. Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, menjëherë pasi kanë siguruar informacion se disa shtetas do të kryenin një vrasje në qarkun e Beratit, kanë organizuar punën, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, me qëllim parandalimin e atentatit, si dhe për kapjen e shtetasve që do ta kryenin atë.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe ato të Komisariatit të Policisë Berat, në kuadër të operacionit policor të koduar “Objektivi”, kanë ngritur pika kontrolli me shërbime grackë, në disa rrugë dhe fshatra ku dyshohej se mund të kryhej kjo ngjarje kriminale.
Shtetasit që kishin planifikuar këtë atentat, në pamundësi për të realizuar qëllimin e tyre, të gjendur nën presionin e Policisë, kanë fshehur automjetin brenda të cilit kishin mjetet për kryerjen e krimit, dhe duke përfituar nga errësira, janë larguar në zona të pyllëzuara.
Shërbimet e Policisë, si rezultat i kontrolleve të imtësishme dhe informacioneve policore të siguruara, kanë bërë të mundur gjetjen e automjetit, të një motomjeti të vjedhur, me 2 skafandra, të veshjeve të kamuflazhit (xhup meshini), të një arme zjarri automatik me silenciator, të një pistolete me silenciator dhe të një sasie municioni luftarak.
Në vijim, në kuadër të operacionit policor të koduar “Objektivi”, nga kontrolli në banesën e njërit prej shtetasve të shpallur në kërkim, konkretisht në banesën e shtetasit E. G., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 2 radio marrëse-dhënëse, dylbi, dorashka dhe lëndë djegëse.
Në vijim të veprimeve të shpejta hetimore, të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, në bashkëpunim me Prokurorinë, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasve:
-H. B., 55 vjeç, banues në Kosovë;
-A. Sh., 30 vjeç, banues në Korçë;
-E. G., 43 vjeç, banues në Tiranë.
Për shkak të konfidencialitetit të hetimeve intensive që po zhvillohen për këtë rast, nuk mund të japim detaje të tjera mbi motivin e këtij rasti apo mbi objektivin e synuar nga autorët.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprat penale "Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak".
Sondazh
Nusja i ndërroi jetë në një aksident në aksin Korçë-Bilisht, vjehrra vdes një ditë më pas nga infarkti
foto ilustruese KORÇË- Një tragjedi ka ndodhur në familjen Malolli, ku pas humbjes së jetës së një 50-vjeç...
Shqipëria, ndër vendet e rajonit, që paguan më pak prindin me leje lindjeje, ligji krijon pabarazi
Foto ilustruese Klaudja Karabolli Vjola H. tregon se, pasi solli në jetë djalin e saj, u kthye menjëherë në punë, pasi t&eum...
Vjedhje, dhunë dhe përndjekje, katër të arrestuar në Elbasan
Policia ELBASAN- Katër persona janë arrestuar në Elbasan ndërsa dy janë në gjendje të lirë për vepra të n...
'Alo.. më morën paratë'/ Grabitet banesa e 37-vjeçarit në Lushnje, Policia shoqëron disa persona
Policia LUSHNJE- Një banesë është grabitur nga disa persona në orët e vona të mbrëmjes. Policia bën të di...
Stakohet energjia në dy pompa, Durrësi me probleme me furnizimin me ujë për dy ditë (NJOFTIMI)
foto ilustruese DURRËS- Qyteti bregdetar i Durrësit pritet të ketë probleme me furnizimin me ujë të pijshëm sot e nes&e...
Inskenoi vdekjen në Pukë! Do ekstradohet drejt Shqipërisë apo jo? Gjykata e Perugias shtyn vendimin për Pecorellin
Davide Pecorelli ITALI- Vendimi për ekstradimin e Davide Pecorelli, sipërmarrësit nga San Giustino, ish-arbitri i seksionit të Arezzo-s...
Korçarja 'e dashuruar' me Ramën: Po më duket vetja si Luizi dhe Kiara! Ju që s'e doni Ramën jeni zdromsa
Vajza TIRANË- Sikur të mos mjaftonte fakti që u bë virale në rrjet, duke deklaruar se e dashuron kryeministrin Edi Rama, vajza nga...
Vrasja e Stiven Toshkësit në Tiranë, Gjykata e Apelit lë në burg dy adoleshentët
Ensi Maze dhe Stiven Toshkesi TIRANË- Gjykata e Apelit Tiranë, ka vendosur të 'arrest me burg' për Axel Hoxhën, të riun q&eum...
Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 31 Maj 2023
faqja e pare e Dosja.al TIRANE- “Dosja.al” po ju përcjell titujt kryesorë të mediave online në Shqipëri. “Dosja&...
Tregtonin kokainë në Miramare, arrestohen dy shqiptarë, 45-vjeçari kapet me klientin brenda banjës në plazh
Policia ITALI- Dy shqiptarë përfundojnë pas hekurave. Ky është rezultati pas kontrolleve antidrogë nga efektivë...
