Aktualitet

Zjarr pranë ambienteve të paraburgimit në Vlorë, flakët s'përhapen brenda godinës, shuhen në kohë nga zjarrëfikësit

Fatmirësisht vatra e zjarrit ka qenë në ambientet e shkurreve në afërsi të institucionit, dhe nuk është përhapur në godinë.

31 Maj 2023, 11:53 Nga A.B
Zjarr pranë ambienteve të paraburgimit në Vlorë, flakët
Burgu

VLORË- Një vatër zjarri ka rënë ditën e sotme pranë ambienteve të IEVP Vlorë (në ambientin e paraburgimit).

Drejt vendngjarjes është nisur menjëherë 1 mjet zjarrfikës me 3 efektivë. Fatmirësisht vatra e zjarrit ka qenë në ambientet e shkurreve në afërsi të institucionit, dhe nuk është përhapur në godinë.

Zjarrfikësit kanë vënë nën kontroll flakët, duke bërë që situata të mos ishte akoma më tragjike./Dosja.al

zjarr ne paraburgimin ne vlore

Sondazh

Poll