Aktualitet

"Fshehje pasurie"/Ish-kreu i Kushtetueses: Huanë 10 mijë euro ma dha kunati, për apartamentin në Tiranë kam kredi

Bashkim Dedja akuzohet për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë

31 Maj 2023, 12:09 Nga m.s
"Fshehje pasurie"/Ish-kreu i Kushtetueses: Huanë 10 mijë
Bashkim Dedja

TIRANË- Ish-kreu i Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, në seancën gjyqësore ka bërë mbrojtjen për akuzat e ngritura ndaj tij për fshehje pasurie. Ai ka deklaruar se huanë 10 mijë euro e ka marrë nga kunati, i cili ka punuar në emigrim dhe nuk i ka deklaruar të ardhurat nga emigracioni. Sa i takon apartamentit në Tiranë ku ai banon, Dedja ka thënë se e ka marrë me kredi dhe do të paguajë deri në vitin 2023.

“Ju më akuzoni se kunati nuk kishte mundësi të më jepte borxh 10 mijë euro, sepse s’mi ka kaluar në bankë, por të gjithë emigrantët në 30 vjet i kanë sjellë paratë në këtë mënyrë. Jam me kredi që e përfundoj në 2033, dhe nga njëra anë SPAK thotë që dakord kam marrë kredi dhe e justifikon pastaj ngre akuzë ku i gjeti kunati paratë për borxh. Por ajo shtëpi duhej mobiluar, duheshin karrige për shembull, e orendi. Ndaj i mora borxh”, deklaroi Dedja para trupit gjykues.

GJKKO vendosi të shtyjë seancën në 15 qershor të mbrojtjes së vendimit, për të përgatitur konkluzionet. Pas daljes nga seanca Dedja nuk preferoi të komentonte, duke thënë se do përgjigjet në një moment tjetër. Bashkim Dedja akuzohet për fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë, ndërsa SPAK kërkoi 1 vit burg që konvertohet për shkak të gjykimit të shkurtuar në 2 vite shërbim prove.

bashkim dedja ish-kreu i gjykatës kushtetuese

Sondazh

Poll