Sport

VIDEO/ Vajza e Guardiolës hedh sytë nga argjentinasi Julián Alvarez...

Kampioni i botës me kombëtaren e Argjentinës ka suksese të mëdha në Angli, por është besnik ndaj të dashurës së tij

31 Maj 2023, 11:00 Nga DOSJA

VIDEO/ Vajza e Guardiolës hedh sytë nga argjentinasi Julián

ANGLI - 22-vjeçarja Maria Guardiola, e cila jeton mes Mançesterit dhe Barcelonës, më parë ka qenë në një lidhje me Dele Allin dhe është vazhdimisht në media për flirtet dhe paraqitjet e saj. 

Emri i saj u përfol si e dashura e Erling Haaland, por kjo u mohua, por ajo u kap në kamera në festën e fituesit të titullit të Cityt, duke vështruar me shumë dashuri Julian Alvarez. 

Kampioni argjentinas i botës është nën hijen e Haaland te City, por nuk kalon pa u vënë re nga femrat. Mediat në Britani shkruajnë për interesimin e vajzës së Pep për lojtarin, por ai i qëndron besnik vajzës së jetës së tij, Emilia Ferrero, me të cilën jetojnë së bashku në Mançester. 

Pak muaj më parë, raportimet e akuzuan se ka pasur një lidhje me mësuesen e tij të anglishtes në skuadër, “hot” e Portugalisë Sara Duque, por ai vazhdon të jetë i dashuruar me Ferreron. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 31 Maj 2023, 09:44

Urdhër arresti për Douglas Costa...

BRAZIL - Një gjykatë në Porto Alegre, Brazil, ka lëshuar një urdhër arresti për futbollistin e LA Galaxy, Douglas Costa. ...