Sport

E BUJSHME/ Orges Shehi në finalen e Kupës së Shqipërisë, ndeshja e fundit me Tiranën... ja cila skuadër po negocion!

Orges Shehi ka qenë më parë ‘strateg’ i Kuksit, si dhe i Skënderbeut. Ai është në pritje të finales në Kupën e Shqipërisë.

30 Maj 2023, 19:17 Nga DOSJA
E BUJSHME/ Orges Shehi në finalen e Kupës së

MAQEDONIA E VERIUT - Shkendija prej disa ditësh është në negociata përfundimtare me Orges Shehin (45), trajner nga Shqipëria, ‘strateg’ aktual i Tiranës me të cilin ishte kampion vitin e kaluar.

Tekniku durrsak këtë sezon nuk ia doli mbanë të mbronte titullin, për shkak të përballjeve direkt me Partizanin dhe si rrjedhojë të kuqt u shpallën kampion, pavarësisht se kampionati u mbyll me pikë të barabarta.

Orges Shehi ka qenë më parë ‘strateg’ i Kuksit si dhe i Skënderbeut. Ai është në pritje të finales në Kupën e Shqipërisë, pas së cilës do të shkojë në Tetovë, shkruajnë mediat maqedonase.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për Shkëndijën, nuk ka mbaruar kurrë derisa të jetë me të vërtetë. Shehi ishte në negociata me Shkëndijën edhe vitin e kaluar, por atëherë nuk u arrit marrëveshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll