Bota

Kreu i Wagner vlon nga inati pas sulmit me dron në Moskë: Bagëti, po fluturojnë drejt shtëpive tuaja, reagoni

Lideri i Wagner-it deklaron se ka paralajmëruar shumë herë për sulmin ndaj Moskës, por askush nuk ka dashur ta dëgjojë.

30 Maj 2023, 19:27 Nga I.A
Kreu i Wagner vlon nga inati pas sulmit me dron në Moskë: Bagëti,
Yevgeny Prigozhin

RUSI- Themeluesi i kompanisë private ushtarake ruse PMC "Wagner" Yevgeny Prigozhin po vlon nga zemërimi pas sulmit masiv me dron në Moskë. Në një video të publikuar në Telegram, Prigogine sulmoi Ministrinë e Mbrojtjes. Udhëheqësi Wagner deklaron se Ministria e Mbrojtjes nuk bëri asgjë për të parandaluar sulmin ndaj Moskës. Lideri i Wagner-it deklaron se ka paralajmëruar shumë herë për sulmin ndaj Moskës, por askush nuk ka dashur ta dëgjojë.

"Krijesa me erë të keqe! Çfarë po bën? Ju jeni bagëti! Nxirre kur*ën nga zyrat ku e ke emëruar për të mbrojtur vendin. Ju jeni Ministria e Mbrojtjes. Pse dreqin po i lejoni këta dronë të fluturojnë në Moskë? Fakti është se ata fluturojnë në shtëpinë tuaj në Rublyovka. Dreqin! Lërini shtëpitë tuaja të digjen! Dhe çfarë duhet të bëjnë njerëzit e zakonshëm kur dronët me eksploziv godasin dritaret e tyre. Si qytetarë me vjen shume inat qe kjo llum i rri i qete mbi gomaret e majme qe i lyen me kremra te shtrenjte. Prandaj besoj se populli ka të drejtë t'u bëjë këtyre budallenjve këto pyetje," tha Prigozhin.

wagner yevgeny prigozhin

Sondazh

Poll