Bota

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg: Do dërgojmë 700 forca shtesë në Kosovë

Stoltenberg, ka bërë me dije se NATO do të dërgojë në Kosovë 700 trupa shtesë, vendim i marrë pas plagosjes së 30 trupave të KFOR nga protestuesit serbë ditën e djeshme.

30 Maj 2023, 19:03 Nga f.i
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg: Do dërgojmë 700 forca shtesë
KFOR

KOSOVË- Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, ka bërë me dije se NATO do të dërgojë në Kosovë 700 trupa shtesë, vendim i marrë pas plagosjes së 30 trupave të KFOR nga protestuesit serbë ditën e djeshme.

“Ne kemi vendosur që brenda pak ditëve të dërgojmë 700 trupa të tjera në Kosovë dhe të vendosim forca shtesë në gatishmëri më të lartë. Këto janë hapa të kujdesshëm, garantues të NATO-s. KFOR ka forca dhe aftësitë që i nevojiten për të përmbushur mandatin e OKB-së”,- tha Stoltenberg.

Gjithashtu sipas Stoltenbergut, dhuna është duke e kthyer mbrapa Kosovën dhe gjithë rajonin, si dhe i vë në rrezik aspiratat euro-atlantike.

“Prishtina dhe Beogradi duhet të marrin hapa konkretë për ulje të tensioneve, të përmbahen nga sjelljet e papërgjegjshme dhe të angazhohen në dialog të ndërmjetësuar nga BE-ja, si rrugë e vetme për paqe afatgjatë”, -theksoi ai.

Si paraqitet situata në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll