Bota

Tensionet në Kosovë/ Sekretarja e OSBE-së dënon dhunën e djeshme në veri

Gjatë reagimit të saj, Helga Maria Schmid ka kërkuar ti jepet përparësi dialogut Kosovë-Serbi.

30 Maj 2023, 18:53 Nga f.i
Tensionet në Kosovë/ Sekretarja e OSBE-së dënon dhunën
Helga Maria Schmid

KOSOVË- Sekretarja e përgjithshme e OSBE-së, Helga Maria Schmid, ka dënuar dhunën e djeshme që ndodhi në veri të Kosovës.

Gjatë reagimit të saj, Helga Maria Schmid ka kërkuar ti jepet përparësi dialogut Kosovë-Serbi.

‘Dënoj fuqishëm aktet e dhunës që kanë ndodhur në veri të Kosovës. I uroj shërim të plotë të lënduarve, si ushtarëve të KFOR-it ashtu edhe civilëve. Është thelbësore t’i jepet përparësi dialogut dhe të kërkohen zgjidhje paqësore për të gjithë rajonin’,- ka shkruar ajo në Twitter.

helga maria schmid tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll