Bota

SHBA 'dënon' Kosovën me sankione/ Mediat serbe: Ndalohen vizitat e zyrtarëve të Prishtinës në Amerikë

SHBA-ja kritikoi Qeverinë e Kosovës duke thënë se më 26 maj kryetarët e rinj shqiptarë në komunat veriore kanë hyrë me dhunë në ndërtesat komunale në veri. Hovenier tha se SHBA po mendon edhe për vendime të tjera që do të marrë në këtë drejtim.

30 Maj 2023, 19:19 Nga f.i
SHBA 'dënon' Kosovën me sankione/ Mediat serbe: Ndalohen
Jeffrey Hovenier

KOSOVË- SHBA-ja ka ndaluar takimet dhe vizitat e zyrtarëve të Prishtinës në Amerikë, raporton media serbe Alo.rs.

Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, në një takim me gazetarë ka dhënë detaje në lidhje me kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare ndaj qeverisë së Kosovës. Hovenier tha se kanë kërkuar direkt nga kryeministri Kurti që të ndërmarrë veprime për ta qetësuar situatën në veri, por theksoi se nga kreu i ekzekutivit kosovar nuk ka patur përgjigje.

SHBA-ja kritikoi Qeverinë e Kosovës duke thënë se më 26 maj kryetarët e rinj shqiptarë në komunat veriore kanë hyrë me dhunë në ndërtesat komunale në veri. Hovenier tha se SHBA po mendon edhe për vendime të tjera që do të marrë në këtë drejtim.

“Më duhet të them se për momentin SHBA-të nuk kanë shumë entuziazëm për të reaguar ndaj disa interesave të Kosovës, siç është angazhimi me vende të panjohura, apo puna aktive për përmirësimin e Kosovës në rrugën euroatlantike. Na vjen shumë keq që Situata ka ardhur deri këtu, por unë duhet të jem "Sinqerisht, kjo është situata. Shpresojmë që kryeministri Kurti t'i dëgjojë këshillat tona dhe menjëherë të ndërmarrë hapa për uljen e tensioneve në veri", tha Hovenier.

Si paraqitet situata në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll