Bota

Dodik: KFOR-i nuk garanton sigurinë e serbëve në Kosovë

Dodik deklaroi se prania e pjesëtarëve të KFOR-it nuk garanton sigurinë e popullit serb në Kosovë, duke e quajtur ndërhyrjen e tyre të papërshtatshme.

30 Maj 2023, 18:59 Nga f.i
Dodik: KFOR-i nuk garanton sigurinë e serbëve në Kosovë
Milorad Dodik

KOSOVË- Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik ka regauar për situatën e tensionuar në veri. Dodik deklaroi se prania e pjesëtarëve të KFOR-it nuk garanton sigurinë e popullit serb në Kosovë, duke e quajtur ndërhyrjen e tyre të papërshtatshme.

“Reagimi krejtësisht i papërshtatshëm i pjesëtarëve të KFOR-it ndaj popullit serb që po mbron të drejtën e tij për të jetuar në Kosovë. Sjellja e tyre tregon se prania e tyre nuk garanton sigurinë e popullit serb. Republika Srpska i jep mbështetje të plotë popullit tonë në kërkesat e tyre për t’u siguruar atyre një jetë normale dhe paqësore,”, shkroi Dodik në Twitter.

 

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll