Bota

Kryetari i Zveçanit bën një hap pas/ Peci "braktis' zyrën: Do të shkoj në komunë pasi të stabilizohet situata

Ilir Peci, deklaroi se nuk ka pasur propozim nga Ambasada Amerikane që të mos dalin në punë.

30 Maj 2023, 18:01 Nga f.i
Kryetari i Zveçanit bën një hap pas/ Peci "braktis'
Ilir Peci

KOSOVË- Kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, deklaroi se nuk ka pasur propozim nga Ambasada Amerikane që të mos dalin në punë. Ai tha se ditën e sotme punën e tij e ka kryer nga zyra për komunitete në fshatin Lipë të Zveçanit.

Peci tha për KosovaPress, se do të rikthehet në zyrën e kryetarit pasi që gjendja të stabilizohet.

“Nuk kemi pasur këtë lloj propozimi nga ambasada amerikane. Prej ambasadës kemi pasur propozim vetëm mos shkaktuar ndonjë tepri, jo mos shkonim (në objektet e komunës). Sot kemi vazhduar në Zyrën e Komuniteteve në fshatin Lipë në Komunën e Zveçanit, por jo në zyrën e kryetarit në objekt të komunës”, deklaroi Peci.

Si paraqitet situata në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll