Bota

Rritja e gatishmërisë luftarake/ Vuçiç viziton ushtarët e dislokuar serbë pranë kufirit me Kosovën

Vuçiç ka dhënë urdhër për rritjen e gatishmërisë luftarake të ushtrisë serbe dhe për dislokimin e trupave më pranë kufirit

30 Maj 2023, 17:21 Nga f.i
Rritja e gatishmërisë luftarake/ Vuçiç viziton
ushtarët serbë

KOSOVË- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç viziton ushtarët e dislokuar serbë pranë kufirit me Kosovën. Lajmi u bë me dije nga vetë presidenti në një postim në rrjetin social Instagram.

Vuçiç ka dhënë urdhër për rritjen e gatishmërisë luftarake të ushtrisë serbe dhe për dislokimin e trupave më pranë kufirit, pasi Qeveria e Kosovës, javën e kaluar, ka vendosur kryetarët e rinj shqiptarë në komunat me shumicë serbe në veri të vendit.

Si paraqitet situata në veri të Kosovës? 

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll