DOKUMENTI- U shkarkua nga drejtimi i Policisë Lezhë, Vehbi Bushati merr detyrën e re
Emërimin e Bushatit në këtë post e ka firmosur vetë drejtori i Përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku.
Vehbi Bushati, që u shkarkua nga drejtimi i Policisë së Lezhës për mos plotësimin dhe mos dorëzimin e formularit të të deklarimit të pasurisë deklarimin e kontrollit të figurës dhe formularin e vlerësimit të aftësive profesionale, ka marrë detyrën e re këtë të martë.
Nga burime pranë policisë, gazetarja Brixhilda Deda mëson se Bushati do të marrë postin e këshilltarit në kabinetin e drejtorit të Përgjithshëm në Policinë e Shtetit. Emërimin e Bushatit në këtë post e ka firmosur vetë drejtori i Përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku, sikurse duket në dokumentin e siguruar nga Top Channel.

Vehbi Bushati ushtroi detyrën si drejtor i drejtorisë vendore të Lezhës për 1 vit e dy muaj. Më datën 24 maj trupa vlerësuese e kryesuar nga Suela Baluku vendosi shkarkimin nga detyra të drejtorit të policisë Lezhë, Vehbi Bushati pasi ky i fundit nuk kishte dorëzuar formularët për deklarim pasurie, pastërti figure dhe aftësitë profesionale.
Top Channel u interesua pranë Policisë së Shtetit ku mësoi se drejtori i policisë së Lezhës kishte dorëzuar pranë komisionit të vetting-ut dosjen qëkur ky proces nisi në vitin 2018. Por për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të policisë doli një udhëzim i ri ku procesi do të kryej nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore e për rrjedhojë dosja duhej ridërguar ç’ka drejtori i Lezhës nuk e kreu pavarësish njoftimeve zyrtare të dërguara nga komisioni./Top Channel
Sondazh
Vendasit po ikin, punëtorët nga Sri Lanka, Turqia dhe Nepali zgjedhin Shqipërinë: Këtu jemi mirë, janë pagat e larta!
Pamje nga intervista Mungesa e fuqisë punëtore gjatë sezonit turistik në Vlorë ka shtyrë bizneset të kërkojnë ...
Sulmi ndaj mediave shqiptare në Veri të Kosovës, flet shoferi: Na goditën me gurë e tulla (VIDEO)
sulmi ndaj makines se Panorama KOSOVË- Disa të rinj serbë kanë sulmuar mjetin me logon e televizionit “Panorama” dhe "News...
Vladimir Kurti mesazh Marjana Gurakuqit: Ndajini mirë lekët me Dan Hutrën, mos u zini
Vladimir Kurti TIRANË-Vladimir Kurti, vëllai i Etleva Kurtit e cila ishte një nga tre viktimat që u vranë me armë zjarri bren...
U kap me 45 kg kokainë dhe mbi 400 mijë euro cash, dënohet me burg 46-vjeçari shqiptar në Itali
drogë dhe euro ITALI- Një 46-vjeçar shqiptar është dënuar me 4 vite e 5 muaj burg, pasi është kapur me 45 kg koka...
15 shtëpi të përmbytura në Kuçovë, banorët apel shtetit: Na kompensoni dëmet
shtepia e demtuar nga rreshjet KUÇOVË- Reshjet e dendura të shiut të rëna një ditë më parë në Ku&ccedi...
Ankimoi vendimin e masës 'arrest në burg', Apeli i GJKKO mban në 1 Qershor seancën për Fredi Belerin
Fredi Beleri TIRANË- Më 1 qershor, në Apelin e GJKKO mbahet seanca për ankimimin e vendimit të masës së sigurisë &l...
Vrau Hirakli Qorrin dhe plagosi të birin, Apeli dënon me 33 vite burg Sofokli Shanin
Rako Qorri dhe Sofokli Shani TIRANË- Rrëzohet vendimi për burgim të përjetshëm për Sofokli Shanin, i akuzuar për vr...
Kushtet çnjerëzore në burgjet në Itali, sjellin numër rekord të vetëvrasjeve, mes tyre dhe shqiptarë
Burg ITALI- Raporti i observatorit “Antigone” trajton kushtet e paraburgimit që shënuan rekord vetëvrasjesh në vitin 2022. ...
Kishin humbur rrugën në një terren të vështirë malor në fshatin Dukat, policia gjen dy turistët anglezë
foto ilustruese VLORË- Policia ka bërë të mundur gjetjen e dy turistëve anglezë, të cilët kishin humbur rrugë...
Sulmohet makina e grupit të xhirimit të News24 në veri të Kosovës
Makina KOSOVË- Sulmohen sërish mediat në veri të Kosovës. Grupi i xhirimit të 'News24' dhe 'Panorama' në veri të Ko...
