Bota

Kryetari i Zveçanit nis punën në Zyrën për Komunitete në fshatin Lipë

Protestues serbë që kundërshtojnë kryetarin e ri shqiptar, u mblodhën edhe sot në Zveçan, ndonëse në një numër më të vogël se një ditë më parë.

30 Maj 2023, 12:38 Nga a.l
Kryetari i Zveçanit nis punën në Zyrën për Komunitete
Ilir Peci

KOSOVË-  Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci njofton se ka nisur punën nga Zyra për Komunitete në fshatin Lipë të kësaj komune, e jo nga objekti komunal.

“Këtu sot e kemi filluar punën… Tash, le ta shohim”, tha shkurtimisht ai për Radio Evropën e Lirë. Protestues serbë që kundërshtojnë kryetarin e ri shqiptar, u mblodhën edhe sot në Zveçan, ndonëse në një numër më të vogël se një ditë më parë. Të hënën, ata u përplasën me ushtarë të KFOR-it, pasi nuk iu bindën thirrjes së misionit paqeruajtës për t’u shpërndarë.

Si paraqitet situata në veri të Kosovës? 

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll