Bota

Plagosja e ushtarëve hungarezë në KFOR, reagon kryediplomati hungarez: Janë mirë, po marrin mjekimet

Peter tha se arsyeja se pse ushtarë të këtij vendi shërbejnë në Kosovë është për shkak se Hungaria është e interesuar për paqe në vendet fqinje.

30 Maj 2023, 12:32 Nga a.l
Plagosja e ushtarëve hungarezë në KFOR, reagon kryediplomati
Peter Szijjarto

KOSOVË- Ministri i Jashtëm i Hungarisë, Szijjarto Peter, ka reaguar pasi disa nga ushtarët e lënduar të KFOR’it në Zveçan u plagosën nga protestuesit serbë. Ai njoftoi se ata kanë marrë ndihmën mjekësore dhe se janë nën komandën italiane. 

“Ushtarët hungarezë që shërbejnë në KFOR në Kosovë nën komandën italiane janë vendosur në komunën e Zveçanit. Ushtarët hungarezë kryen detyrën sipas urdhrit që morën, gjatë së cilës disa prej tyre u plagosën. Kujdesi mjekësor për ushtarët hungarezë të plagosur ofrohet nga KFOR-i dhe Forcat e Armatosura Hungareze”, tha ai. 

Peter tha se arsyeja se pse ushtarë të këtij vendi shërbejnë në Kosovë është për shkak se Hungaria është e interesuar për paqe në vendet fqinje.

Hungaria është e interesuar për paqen dhe qetësinë në fqinjësinë tonë, në Ballkanin Perëndimor. Kjo është arsyeja pse ne e bëjmë këtë, pasi qindra ushtarë tanë janë duke shërbyer në Kosovë dhe Bosnje-Hercegovinë”, ka shkruar ai në Facebook.

Si paraqitet situata në veri të Kosovës? 

Qytetarët serbë kanë dalë sot sërish në protestë në veri të Kosovës për të ndaluar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në selitë e komunave në veri Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviç. Protesta ka nisur pa incidente, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës kanë ngritur barrikada sigurie rreth ndërtesave shtetërore për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ndërkohë, kryekomunarët kanë njoftuar se për shkak të situatës, ata sot nuk do të paraqiten në zyrat e punës. KFOR ka bërë thirrje për uljen e tensioneve nga dy palët e konfliktit Kosovë-Serbi, ndërsa ka kërkuar që të mbahet përgjegjësi për ushtarët e plagosur. Ngjarja është në zhvillim.

tensione në veri të kosovës peter szijjarto

Sondazh

Poll