Sport

Mediat italiane jehonë titullit të fituar nga Partizani!

Ndër të tjera në shkrim theksohet se Colella është i pari trajner italian që fiton kampionatin shqiptar.

30 Maj 2023, 11:25 Nga DOSJA
Mediat italiane jehonë titullit të fituar nga Partizani!

ITALI - Kampionati shqiptar përfundoi sezonin këtë të hënë, me Partizanin që fitoi titullin kampion të Kategorisë Superiore, pas triumfit 2-0 ndaj Teutës.

Media italiane “Tuttomercatoweb” shkruan që ky është ndër të tjera një sukses i trajnerit italian, Giovanni Colella dhe në të vërtetë të pakët kanë qenë trajnerët e huaj që kanë mundur të udhëheqin një skuadër të kampionatit tonë drejt titullit kampion.

Ndër të tjera në shkrim theksohet se Colella është i pari trajner italian që fiton kampionatin shqiptar.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll