Sport

Bayern dhe Tuchel dëshirojnë t’i ‘vjedhin’ mesfushorin Arsenalit…

Kampionët e Gjermanisë dhe Thomas Tuchel po përshpejton për t’i ‘Topçinjtë’ në garën për mesfushorin e West Hamit

30 Maj 2023, 10:45 Nga DOSJA

Bayern dhe Tuchel dëshirojnë t’i ‘vjedhin’

GJERMANI - Pas një përfundimi mahnitës në Bundesligë, Thomas Tuchel më në fund u kurorëzua kampion i Gjermanisë me Bayern Munich, falë një barazimi të pamundur të Borussia Dortmund në shtëpi kundër Mainz. 

Një rezultat, i shoqëruar me një fitore të rrëmbyer nga bavarezët në Këln, që gëzon teknikun gjerman, kampion për herë të parë në karrierë në tokën e tij, kurorëzimi i 11-të radhazi për klubin e tij. 

E nëse brenda klubit ka ndodhur një riorganizim, me largimin e Kahn dhe Salihamidzic nga drejtimi, ish-trajneri i Paris Saint-Germain vazhdon të përgatisë planet e tij për vitin e ardhshëm.

Tuchel kontakton me Rajs

Dhe sipas informacioneve të Sky Sports, ai e ka marrë direkt në telefonin për të nisur kontaktet për transferimin e tij. Bëhet fjalë për mesfushorin anglez, shumë i këndshëm i West Hamit, Declan Rice! Mediat saktësojnë se dy burrat kanë një marrëdhënie të mirë dhe se Rajs do të ishte i hapur edhe për një transferim te Bayern Munich, ndërsa Arsenali e ka bërë prioritetin e tyre prej shumë javësh. 

Bayern dhe Tuchel dëshirojnë t’i ‘vjedhin’

Një konkurrent i fortë për ‘Topçinjtë’. Së fundmi, shtypi anglez bëri me dije se Arsenali nuk kishin ndërmend ta linin të largohej për më pak se 100 milionë euro. Nëse ndonjëherë Joshua Kimmich do të largohej nga Bavaria për t'u bashkuar me Barçën, një fluks i konsiderueshëm parash do të ishte në dispozicion të Tuchel dhe ai tashmë ka një ide të vogël se si ta përdorë atë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll