Sport

Messi dhe Cesc hanë së bashku në Barcelonë...

Pasi morën pjesë në koncertin e Coldplay këtë të diel, dy ish-lojtarët e Barçës kanë ndarë një tavolinë në një restorant të njohur japonez.

30 Maj 2023, 11:02 Nga DOSJA

Messi dhe Cesc hanë së bashku në Barcelonë...

SPANJE - Leo Messi është ende në Barcelonë. Pasi mori pjesë në koncertin e Coldplay këtë të diel në stadiumin Olímpic Lluís Companys, ku mori duartrokitje, sulmuesi argjentinas shkoi këtë të hënë në një restorant të njohur japonez në Barcelonë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Antonela Rocuzzo dhe miku i tij Cesc Fàbregas, ata ishin edhe në koncertin e Montjuïc. 

Messi dhe Cesc hanë së bashku në Barcelonë...

Leo Messi  është i ftuar në ceremoninë e lamtumirës së Sergio Busquets, të planifikuar për këtë të mërkurë në sheshin e Camp Nou. Megjithatë, sulmuesi argjentinas do të rikthehet në Paris këtë të hënë, ku i duhet ende të përmbushë disa angazhime pasi u shpall kampion i Ligue 1 të shtunën e kaluar. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll