Sport

Djokoviç: E ndjeva atë që shkrova, se kam lindur në Kosovë... Ja çfarë thonë organizatorët e Roland Garros!

Mesazhi i fuqishëm i Novak Gjokoviçit pas arritjes në raundin e dytë të Roland Garros bëri jehonë në mbarë botën.

30 Maj 2023, 11:07 Nga B.T

Djokoviç: E ndjeva atë që shkrova, se kam lindur në

FRANCE - Novak Djokoviç, pas triumfit ndaj Aleksandar Kovaçeviçit në raundin e parë të kampionatit të hapur të Francës, shkroi në kamera: "Kosova është zemra e Serbisë! Ndaloni dhunën" dhe kështu ka shkaktuar reagime të furishme.

Menjëherë dolën spekulime të shumta se ylli serb mund të dënohej rëndë për mesazhin që i dërgoi popullit të tij në këtë situate, por asgjë nuk do të dalë!

Roland Garros këtë herë zhgënjeu.

"Nuk ka asnjë rregull zyrtar se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të thotë një lojtar. Federata Franceze e Tenisit nuk do të përfshihet më në këtë çështje dhe as nuk do të fillojë procedura të mëtejshme ," thanë organizatorët e turneut në Paris.

Kujtojmë se tenisti serb në konferencën për shtyp pas ndeshjes tha se nuk pendohet për gjestin e tij dhe se do të bënte sërish të njëjtën gjë.

“Unë nuk jam politikan dhe nuk kam ndërmend të futem në çështje politike, më dhemb si serb kur shoh se çfarë po ndodh në Kosovë, si dëbohen njerëzit tanë. Ndjehem përgjegjës si personazh publik, si djali i lindur në Kosove kam nje pergjegjesi shtesë.Jo e di se cfare ka te ardhme për Serbinë dhe Kosovën por më e rëndësishme është të tregohet harmoni.Kishte shumë vërejtje nga gazetaret nderkombetare, nuk kam frikë ta bëj përsëri, ndoshta do të më ndëshkojnë”.

B.T (Dosja.al)

tensione ne veri te kosoves

Sondazh

Poll