Sport

VD/ Përmbysi humbjen 0-4 dhe fitoi në kthim pas 120+3 minutash! Ngjitja e Sheffield në Championship, një ëndërr...

Sheffield Wednesday ngjitet në Championship (Kategorinë e Dytë angleze) pas një finaleje të paharrueshme: një gol në 120'+3 vendosi gjithçka!

30 Maj 2023, 08:45 Nga DOSJA

VD/ Përmbysi humbjen 0-4 dhe fitoi në kthim pas 120+3 minutash!

ANGLI - U desh të pritej 120+3 minuta për të ditur, se cili do të ishte klubi i tretë dhe i fundit që do të ngjitej nga Liga Një (niveli i tretë i futbollit anglez) në Champions, i dyti. Sheffield Wednesday shkroi një kapitull tjetër të një historie të jashtëzakonshme në ngritjen në një divizion nga i cili kishte rënë në 2021.

Sheffield Wednesday ka një hero në veçanti: Josh Windass. Sulmuesi anglez shpërtheu në zonë dhe gjuajti me kokë, në pjesën e pasme të rrjetës së Barnsleyt, që luante që në minutën e 49-të me një lojtar më pak, duke krijuar çmenduri në një stadium si “Wembley” të mbushur me 74.292 shikues në tribuna. Në kohën shtesë finalja 1-0 mjaftoi që festa të niste.

Plymouth Argyle dhe Ipswich Town u ngritën drejtpërdrejt nga divizioni, si rezultat i vendeve të para dhe të dyta të rrëmbyera në fazën e rregullt të Ligës Një, të luajtur për 46 ditë të gjata. Sheffield Wednesday u rendit i treti dhe duhej të luante në ‘play-off’.

Në ndeshjen e parë, ata humbën 0-4 në Peterborough United dhe ngjitja në Championship dukej si një mirazh. Megjithatë, një vullnet i jashtëzakonshëm nga lojtarët e Sheffield bëri që rezultati i parë të përmbysej në 4-0 dhe për të përcaktuar fituesin u desh koha shtesë. Pas 120+3 minutash ndodh mrekullia, Josh Windass shënon me kokë 5-0 dhe Sheffield Wednesday vulosi ‘pasaportën’ për në Championship në finalen e Wembley, ku bëri diçka të paharrueshme.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll