Aktualitet

"Pasagjeri qëlloi me armë zjarri nga makina e tij", policia arreston pas një muaji 19-vjeçarin e shpallur në kërkim

Gjykata ka caktuar ndaj 19-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”

30 Maj 2023, 11:16 Nga m.s
"Pasagjeri qëlloi me armë zjarri nga makina e tij", policia
foto ilustruese

ÇOROVODË- Policia ka kapur një person të shpallur në kërkim, pasi dyshohet se në muajin prill ka shoqëruar një person që qëlloi me armë zjarri në drejtim të një automjeti, pas një konflikti për motive banale. Bëhet fjalë për të riun me inicialet F. Ç., banues në Çorovodë.

Gjykata ka caktuar ndaj 19-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Dyshohet se ka shoqëruar në automjet shtetasin A. G., i cili pas një konflikti të çastit të ndodhur në prill të këtij viti, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit I. D.

Njoftimi i policisë:

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për moskallëzim të krimit. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit ndaj Personit, Pasurisë, Dhunës në familje dhe të Miturve, si rezultat i veprimeve procedurale të kryera për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të implikuar në ngjarje kriminale të ndodhura më parë, bënë ndalimin e shtetasit F. Ç., 19 vjeç, banues në Çorovodë.  Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Berat ka caktuar ndaj 19-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se ka shoqëruar në automjet, shtetasin A. G., i cili pas një konflikti të çastit, të ndodhur në prill të këtij viti, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit të shtetasit I. D., i cili në momentin e qëllimit, ishte jashtë automjetit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

aksident Çorovodë

Sondazh

Poll