Aktualitet

Me bluzën e Real Madridit të stampuar me emrin e tij, Henrik Hoxha dëshmon 1 orë e 30 minuta në GJKKO: Dumani premtoi 60 mijë euro

Henrik Hoxha është futur në ambientet e GJKKO, i veshur me bluzën e Realit të Madridit ku kishte të stampuar emrin e tij dhe ka dëshmuar për një orë 30 minuta.

30 Maj 2023, 11:06 Nga k.m.
Me bluzën e Real Madridit të stampuar me emrin e tij, Henrik Hoxha
Nurdin Dumani dhe Henrik Hoxhaj

TIRANË- Henrik Hoxha po dëshmon në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të dëshmuar për dy atentatet me katër viktima të ndodhura në Durrës tre vite më parë, ku humbën jetën vëllezërit Viktor dhe Besmir Haxhia, Dorjan Shkoza dhe Anxhela Avdija. Sot, bashkë me Dumanin, Henrik Hoxha është futur në ambientet e GJKKO, i veshur me bluzën e Realit të Madridit ku kishte të stampuar emrin e tij dhe ka dëshmuar për 1 orë e 30 minuta. Në fjalën e tij ka treguar me detaje se ishte Klevis Alla ai që kishte për detyrë të monitoronte lëvizjet e Besmiri Haxhiajt, i cili ishte planifikuar të vritej. Por gjithashtu shtoi se i vëllai, Viktori, u qëllua rastësisht pasi nuk ishte në plan për t'u vrarë. Sipas tij, vrasja i ishte kërkuar si nder nga Nuredin Dumani, i cili i kishte dhënë edhe 30 mijë euro, megjithatë theksoi se në momentin e vrasjes i penduari i drejtësisë nuk ishte i pranishëm. 

“Objektiv ishte Besmiri, kur u afruam i pamë të dy, dhe Nuredini me Klevis Allën, i thanë njëri-tjetrit, qenka me vëllain. Viktori ishte rastësi. Dëgjova më pas se kishin plan tjetër edhe për atë por jo atë ditë. Sipas Nuredinit, Klevis Alla do na njoftonte, vrasjen do e bënim ne. Alla na priste me makinën. Mbaja veshur një jelek të OFL dhe kapele OFL, Nuredini më tha se i kishte gjetur në Elbasan. Kisha dy armë automatike në makinë, njërën në dorë tjetrën në xhepin e derës. Shoferi ynë u fut në parakalim kur i pamë vëllezërit, dhe nisa të qëlloj. Nuredinit s'po i shkrepte arma. Kam goditur me xhama mbyllur, Nuredinin se kam parë ç'ka bërë se nuk e kisha mendjen. Kam qëlluar edhe nga xhami i pasëm, shoferin e mjetit, Besmirin. Kam zbritur dhe mora armën tjetër se më mbaruan plumbat dhe qëllova sërish për tu siguruar. Me Klevis Allën që ishte shoferi ynë nuk kam folur asnjë fjalë. Madje teksa më shikonte në fytyrë një moment i kam thënë "ç'ke që sheh, kthehu para". Kapelet dhe jelekun i hodhëm rrugës dytësore në Vorë kur po ktheheshim në Tiranë me Nuredinin. Dumani më ka thënë se kishte siguruar eksplozivin me të cilin shpërthyen banesën e Talo Çelos. Talon as se kam takuar as njohur nga afër. Nuredini më thërriste "kusho", asnjëherë me emër. Altin Ndocin ma ka treguar Dumani me foto, se kam takuar as parë. Dumani e ka vëzhguar gjatë pandemisë disa ditë, por nuk e vrau dot. Për vrasjen e vëllezërve Haxhiu, Dumani më dha 30 mijë euro. Kur i thash pse kaq pak, më tha "kusho, e kam hall personal, po ta kërkoj si nder". Gjatë bisedave dëgjova prej tij, se donte ti vriste për llogari të tij, por që me paratë e ndihmonte Erion Alibej. Alibej dyshonte se Ndoci dhe Besmiri kishi qenë të përfshirë në vrasjen e trefishtë në Bradashesh, ku vdiqën vëllai dhe xhaxhai i Alibejt dhe një shtetas turk. Me Nuredin Dumanin jam njohur në ditëlindjen e Festim Çolit, rreth 6 muaj para vrasjes së Dorian Shkozës dhe Anxhelo Avdiajt. Aty shkëmbyem numrat e telefonit, dhe kemi folur e takuar. Dumani premtoi 60 mijë euro, nga të cilat më ka dhënë 35 mijë, sepse pjesën tjetër i mori Elio Bitri. Ky i fundit ka qenë në timon, unë te sedilja e pasme e pasagjerit. Kam patur 2 pistoleta 9 mm, ndërsa Bitri një pistoletë me mulli. Objektivi sipas Dumanit ishte Dorian Shkoza, madje ky i ka dalë para Avdylajt për ta mbrojtur kur kemi qëlluar. Me Bitrin s'kam patur komunikim, kur vajta te shtëpia e Nuredinit, e kam gjatur aty dhe jemi nisur drejt vendit të ngjarjes. Dumani s'ishte me ne por vinte rrotull. Kam qëlluar me të dyja armët, edhe Bitri qëlloi njëherë me armën e tij, por nuk e di nëse ka kapur plumbi ndonjërin nga viktimat. Para ngjarjes madje, në shtëpinë e Dumanit, Elio qëlloi, na tha se ishte shkrepje e pavullnetshme. Elio kishte një javë që qëndronte në shtëpinë e Dumanit para atentatit. Me Dumanin, pasi më dha pagesën, jam takuar dhe për planin e vrasjes së Besmir Haxhias,”- tha Henrik Hoxhaj në fjalën e tij.

Në seancën e sotme, si Nuredin Dumani ashtu edhe Henrik Hoxha do të dëshmoojnë në procesin gjyqësor kundër Enver Divës, Altin Ndocit, Talo Çelës, Besian Xhixhës dhe Klevis Allës për vrasjen e vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia si dhe Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë. 

nurdin dumani henrik hoxhaj

Sondazh

Poll