Aktualitet

TRONDITI vendin me dhunën ndaj djalit 3 vjeç, Policia identifikon 22-vjeçaren nga Durrës, s'e arreston për shkak të foshnjes 6-muajshe

Kristina Aliu, sipas Policisë lëviz vazhdimisht në qytete të ndryshme.

30 Maj 2023, 09:49 Nga A.B
TRONDITI vendin me dhunën ndaj djalit 3 vjeç, Policia identifikon
Nena

DURRËS- Gruaja që u filmua duke dhunuar fëmijën e saj në mes të rrugës në Durrës po hetohet në gjendje të lirë. Pas publikimit të pamjet në rrjete sociale ku shfaqej duke dhunuar fëmijën e saj 3 vjeçare. Ajo u identifikuar nga policia si Kristina Aliu, banuese në Peqin, por që lëviz vazhdimisht në qytete të ndryshme.

Gruaja në fjalë do të hetohet për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Si rezultat i punës hetimore dhe veprimeve verifikuese në terren, për një rast të publikuar në rrjete sociale, më datë 16.05.2023, ku shfaqet një shtetase që dhunon një fëmijë të mitur, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Peqin, kanë bërë të mundur identifikimin e shtetases K. A., 22 vjeçe, banuese në Peqin, por që lëviz vazhdimisht në qytete të ndryshme.

Në momentin e lokalizimit dhe shoqërimit, shtetasja K. A. ka qenë me foshnjen e saj 6-muajshe dhe me fëmijën e mitur 3 vjeçe (që shfaqet duke dhunuar në video).

Shtetasja K. A. është pyetur në prani të Shërbimit Social Durrës dhe psikologes së DVP Durrës dhe pas konsultimit me prokurorin, u vendos se duke qenë me foshnjen 6-muajshe, 22-vjeçarja të procedohet në gjendje të lirë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”.

Policia e Durrësit falenderon median që denoncon rastet e paligjshmërive dhe e fton atë që të vijojë bashkëpunimin me strukturat e Policisë, për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të rasteve të paligjshmërive që ata ndeshin gjatë punës së tyre.

nena dhunon djalin kristina aliu

Sondazh

Poll