Aktualitet

Përplasen dy makina në aksin Gjirokastër-Jorgucat, plagosen tre persona

Policia e Gjirokastrës njofton se janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit K. S., 28 vjeç, banues në Delvinë dhe N. T., 58 vjeç, banues në Gjirokastër.

30 Maj 2023, 10:51 Nga m.s
Përplasen dy makina në aksin Gjirokastër-Jorgucat, plagosen tre
foto ilustruese

GJIROKASTËR- Tre të plagosur është bilanci i një aksidenti që ka ndodhur sot në aksin rrugor Gjirokastër-Jorgucat, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Jorgucatit". Policia e Gjirokastrës njofton se janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit K. S., 28 vjeç, banues në Delvinë dhe N. T., 58 vjeç, banues në Gjirokastër.

Për pasojë, kanë mbetur të dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, si dhe pasagjerja A. S., rreth 20 vjeçe, e cila ndodhej në automjetin që drejtohej nga personi me inicialet K. S. Të lënduarit ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi nga policia

Gjirokastër/ Informacion paraprak

Rreth orës 09:45, në aksin rrugor Gjirokastër-Jorgucat, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Jorgucatit", janë përplasur dy automjete me drejtues shtetasit K. S., 28 vjeç, banues në Delvinë dhe N. T., 58 vjeç, banues në Gjirokastër.  Për pasojë, kanë mbetur të dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, si dhe pasagjerja A. S., rreth 20 vjeçe, e cila ndodhej në automjetin që drejtohej nga shtetasi K. S. Shtetasit e dëmtuar u transportuan në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

aksident gjirokaster te plagosur

Sondazh

Poll