Aktualitet

Nuredin Dumani del nga burgu, shoqërohet drejt GJKKO-së, sot do dëshmojë për 4 vrasjet në Durrës

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani do të japë dëshminë e tij në procesin ndaj Altin Ndocit, Klevis Allës, Besian Xhixhës dhe Enver Divës të cilët akuzohen për vrasjen e vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia si dhe Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë.

30 Maj 2023, 10:46 Nga k.m.
Nuredin Dumani del nga burgu, shoqërohet drejt GJKKO-së, sot do
Nuredin Dumani

TIRANË- Nuredin Dumani ka dalë nga burgu për të shkuar në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani do të japë dëshminë e tij në procesin ndaj Altin Ndocit, Klevis Allës, Besian Xhixhës dhe Enver Divës, të cilët akuzohen për vrasjen e vëllezërve Viktor e Besmir Haxhia si dhe Dorian Shkozës e Anxhelo Avdisë.

Për këto ngjarje akuzohet dhe Talo Çela, por çështja për të është ndarë, duke qenë se është ende në kërkim nga Policia e Shtetit. Pjesë e procesit është dhe Klevis Alla, gjithashtu i penduar i drejtësisë, por edhe bashkëpunëtori i ngushtë i Dumanit, Henrik Hoxhaj. 

Seanca për ta po zhvillohet me dyer të mbyllura, e pa praninë e kamerave. 

nuredin dumani

Sondazh

Poll