Përplasen dy makina në Dropull, dy të plagosur
foto ilustruese GJIROKASTËR- Një aksident fatmirësisht pa pasoja për jetën është shënuar në Dropull. Në ...
Vladimir Kurti deklaron se Dan Hutra ka futur në burg disa persona që kanë pasur lidhje me trafikun e drogës.
TIRANË- Vladimir Kurti, vëllai i Etleva Kurtit, e cila u vra nga Dan Hutra, ka dhënë disa detaje për autorin e vrasjes së tre grave. Nga burgu, ai ka treguar për emisionin 'Uniko', se ka dyshime të forta se Dan Hutra mund të jetë një agjent i Policisë së Shtetit.
Sipas tij, Dan Hutra ka futur në burg disa persona që kanë pasur lidhje me trafikun e drogës.
'Vetëm e kam sharë një herë. Ai ka paguar 2, 3 veta që të më godasin. Ai nga dhoma ka ikur me mirëkuptim, ia kam cu rrobat deri te dhoma. Konfliktin e ka krijuar pasi ka ikur. Njërit i kishte dhënë 2 mijë euro, tjetrit 3 mijë euro që të më godasin.
Ai ka marrë 300 mijë për kokën time. Erdhi nuk ia arriti dot dhe u mor me gratë jashtë. Më tha mbaje mend se cfarë do të të bëj. Të më bësh gjë mua duhet të jesh burrë e jo monstër si ai.
Ai shau nga sporteli dhe unë e shava. Ai sulmoi edhe një invalid tjetër. Unë fillova të dyshoj se ai ishte spiun i policisë së shtetit. Njihej me pseudonimin 'Daja', që domethënë ishte nga ata agjentët sekretë. Ky ka futur në grup edhe 2-3 grupe të kapur me drogë, i ka spiunuar. Janë kapur nga Dani, janë spiunuar. E mora vesh nga cunat e burgut.'- tha Kurti.
Vladimir Kurti është i dënuar me burg përjetë për vrasjen e Agim Bucit. Ai dhe miku i tij iu futën në dyqan për ta grabitur. Pasi kanë hyrë brenda, Vladimiri është afruar te kasa e parave për të marrë këto të fundit. Pranë saj ndodhej fëmija i mitur i viktimës. Gruaja e viktimës, Rita Buci, pasi ka parë Vladimirin te kasa, është munduar ta godasë me disa produkte ushqimore. Në atë moment, Vladimir Kurti ka qëlluar më pistoletë dhe e ka plagosur në këmbë. Pas të shtënës, është afruar Agim Buci, i cili është përleshur me Vladimir Kurtin. Ky i fundit e qëlloi me pistoletë edhe atë, duke i marrë jetën. Ndaj edhe për ngjarjen u dënua me burg përjetë, ndërsa shoku i tij, Rruzhdi Hoxhaj, u dënua me 26 vite burg.
foto ilustruese GJIROKASTËR- Një aksident fatmirësisht pa pasoja për jetën është shënuar në Dropull. Në ...
Foto ilustruese TIRANË- Nuk kanë fund rastet e rënda në vendin tonë. Ditën e sotme, 'JOQ' ka bërë publike një ...
Nena DURRËS- Gruaja që u filmua duke dhunuar fëmijën e saj në mes të rrugës në Durrës po hetohet në gjen...
Aksidenti LEZHË- Një aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë-Laç, pranë kryqë...
Aksident LUSHNJE- Një aksident me 2 të lënduar ka ndodhur mëngjesin e sotëm në daljen veriore të qytetit të Lushnje...
Dan Hutra dhe Vladimir Kurti TIRANË- Vladimir Kurti, i dënuar me burgim të përjetshëm për një vrasje në Kamzë ...
faqja e pare e "Dosja.al" TIRANË- “Dosja.al’ po ju përcjell titujt kryesorë të lajmeve në portale. "Dosja.al”, &...
Banesa SHKODËR- Një banesë është shkrumbuar nga flakët gjatë natës në fshatin Grabon në Bashkinë e M...
Moti Shqipëria Mbeten masat ajrore të paqëndrueshme në Ballkanin Perëndimor duke diktuar kushtet e motit edhe në Shqipë...
Numri i studentëve në arsimin e lartë ka pësuar rënie me rreth 13% nga vitet shkollore 2018-2019 deri më 2022-2023, por në ...