Bota

Tensionet në Veri/ Vuçiç takon ambasadorët e QUINT-it, si dhe me shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian

Vuçiç u bëri thirrje serbëve të Kosovës dhe Metohisë që të mos hyjnë në konflikt me NATO-n

30 Maj 2023, 08:56 Nga m.s
Tensionet në Veri/ Vuçiç takon ambasadorët e QUINT-it,
Presidenti Vuçiç

SERBI-Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka takuar ambasadorët e vendeve QUINT-e. Mbrëmjen e djeshme, presidenti Vuçiç i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të flasë me kryeministrin Albin Kurti, por jo me njoftime 'të pakuptimta' pas të cilave t'i japin liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës pa formuar ZSO-në.

“U bëj thirrje edhe një herë vendeve të QUINT-it që ta kuptojnë fëmijën e tyre, sepse ai fëmijë mund të bëjë një mrekulli të tillë që askush tjetër nuk e ka bërë. Prandaj i kërkoj pafundësisht ta bëjnë këtë, sepse serbët dhe Serbia duan paqe dhe ne nuk po kërkojnë asgjë më shumë”, tha Vuçiç.

Në një fjalim, ai ka theksuar se Serbia do të bëjë gjithçka për të ruajtur paqen, raporton "Blic".

"Nëse nuk e bëjnë këtë, kam frikë se do të jetë vonë. Ne do të përpiqemi ta ruajmë paqen. Serbët duhet ta dinë se kanë një udhëheqje të përgjegjshme dhe se do të bëjnë të pamundurën për ta ruajtur paqen, por ne nuk do të lejojmë persekutim apo vrasje të popullit tonë në Kosovë”, tha Vuçiç.

“Mos u futni në konflikt me NATO-n, sepse këtë e dëshiron më së shumti Kurti”

Vuçiç u bëri thirrje serbëve të Kosovës dhe Metohisë që të mos hyjnë në konflikt me NATO-n, sepse këtë e dëshiron më së shumti Kurti.

“U bëj thirrje që kur të protestojnë dhe kjo është dëshira e tyre, sepse nuk do të pranojnë pushtimin e ndërtesave dhe shtëpive, ta bëjnë në mënyrë paqësore, si sot, të ulen, sepse kur kundërshtojnë pushtuesin shqiptar në në mënyrë paqësore, askush nuk mund t'i nënshtrojë ata. Nëse pushtuesi shqiptar qëllon, kjo do të jetë tjetër çështje dhe unë ia kam përcjellë NATO-s", u shpreh Vuçiç.

Presidenti i Serbisë ka thënë se shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Milan Mojsiloviq ka kërkuar intervistë me komandantin e KFOR-it Ristuq. Vuçiç theksoi se Forcat e Armatosura të Serbisë, kanë dislokuar forca në vendet ku mendojmë se është e nevojshme.

sulmi ne veri te kosoves aleksandar vuçiç

Sondazh

Poll