Bota

Protestat e dhunshme në veri/ KFOR reagon për plagosjen e ushtarëve: Të dy palët duhet të mbajnë përgjegjësi

KFOR gjithashtu njofton se gjendja e ushtarëve është jashtë rrezikut për jetën. 

30 Maj 2023, 08:54 Nga a.l
Protestat e dhunshme në veri/ KFOR reagon për plagosjen e
KFOR

KOSOVË- Vijon pa incidente protesta në Veri të KosovësMisioni paqeruajtës i KFOR-it ka bërë thirrje që të parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm e tensioneve, ndërsa i ka kërkuar të dy palëve të përfshirë në konflikt Kosovë-Serbi që të marrin përgjegjësinë për situatën e krijuar në veri të vendit. Në një deklaratë për mediat, ata njoftuan se 30 ushtarë janë plagosur të hënën në komunën e Zveçanit gjatë dhunës së protestuesve serbë. 11 ushtarë italian dhe 19 hungarez kanë pësuar lëndime të shumta, përfshirë thyerje dhe djegie nga lëndët shpërthyese. KFOR gjithashtu njofton se gjendja e ushtarëve është jashtë rrezikut për jetën. 

“Misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO-ja ka shtuar praninë e tij në katër komunat e veriut të Kosovës për të zvogëluar rrezikun e përshkallëzimit, pasi kryetarët e sapozgjedhur të komunave u përpoqën të marrin detyrën. Trupat e KFOR-it u sulmuan më pas nga turma gjithnjë e më agresive. KFOR-i gjithmonë vepron me vendosmëri dhe përmbajtje, brenda Rregullave strikte të Angazhimit (ROE). Në këtë rast, ajo iu përgjigj sulmeve të paprovokuara të një turme të dhunshme dhe të rrezikshme, duke kryer mandatin e saj në OKB në mënyrë të paanshme”, thuhet në komunikatën dërguar mediave.

KFOR-i gjithashtu bën me dije se komandanti i misionit, gjeneralmajor, Angelo Michele Ristuccia po monitoron nga afër situatën. 

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll