Politike

Përplasjet e protestuesve serbë me KFOR-in në Veri të Kosovës, Presidenti Begaj: Dënoj ashpër dhunën

Begaj shprehet se nuk ka pretekst për të penguar zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, e cila tregon rrugën e duhur për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

30 Maj 2023, 07:23 Nga A.B
Përplasjet e protestuesve serbë me KFOR-in në Veri të
Bajram Begaj

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka dënuar ashpër dhunën e protestuesve serbë ndaj trupave të KFOR në Kosovë dhe u bën thirrje autoriteteve kosovare për durim dhe maturi. Ai shprehet se nuk ka pretekst për të penguar zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, e cila tregon rrugën e duhur për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Reagimi i presidentit Begaj:

Dënoj ashpër keqpërdorimin e popullsisë serbe të Veriut të Kosovës dhe dhunën e papranueshme ndaj trupave paqeruajtése të KFOR në Kosovë.

Asnjë pretekst nuk mund të përdoret per të penguar zbatimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, që tregon rrugën e duhur të zgjidhjes së problemeve të hapura dhe të normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Askush nuk mund të vërë në pikëpyetje sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës, si dhe të drejtën e saj për të ndërtuar e konsoliduar institucionet demokratike dhe multietnike Por githashtu, i perseris publikisht thirrjen time vëllazërore autoriteteve kosovare për më shume durim e maturi dhe sidomos koordinim të ngushtë me partnerët tanë./Dosja.al

tensione ne veri te kosoves bajram begaj

Sondazh

Poll