Politike

Endrit Shabani: Në Këshillat Bashkiakë do nxisim debate, sfida jonë t’i çojmë njerëzit drejt kutive të votimit

Shabani ka deklaruar se numri i këtyre qytetarëve, të cilët vendosin të injorojnë pjesëmarrjen në zgjedhje, është tejet i lartë dhe ky vendim i tyre lidhet me faktin se atyre iu ka humbur besimi te politika.

29 Maj 2023, 21:39 Nga I.A
Endrit Shabani: Në Këshillat Bashkiakë do nxisim debate, sfida
Endrit Shabani

TIRANË- Kreu i 'Nismës Thurje' Endrit Shabani ka deklaruar se sfida më e madhe e tyre është dërgimi i njerëzve të lirë drejt kutive të votimit. I ftuar në emisionin '5 Pyetjet nga Babaramo', Shabani ka deklaruar se numri i këtyre qytetarëve, të cilët vendosin të injorojnë pjesëmarrjen në zgjedhje, është tejet i lartë dhe ky vendim i tyre lidhet me faktin se atyre iu ka humbur besimi te politika.

"Ne si “Nisma Thurje” e kemi nisur në 2021-n dhe e kemi dyfishuar rezultatin tonë. Në kemi fituar pesë mandate në bashkitë ku garuam. Pjesa më e madhe e televizioneve kryesore, ne na e kanë mbyllur derën. Po të kishim sistemin e Kosovës, “Nisma Thurje” sot do të ishte në parlament. Këtu kushtet janë disavantazhuese. E vërteta është që të rinjtë kanë fituar. Duke qenë brenda në Këshill do kemi mundësi të flasim, të nxisim disa debate që nuk i kemi bërë dot deri më sot. Sfida është si të çojmë në zgjedhje ata njerëz që janë të lirë, që puna e tyre nuk lidhet me votën, por besimi i tyre te politika ka humbur," tha Shabani.

endrit shabani

Sondazh

Poll