Politike

Qori: Lëvizja Bashkë e vetmja forcë që është sulmuar edhe nga oligarkët dhe nga media

Qori vijoi duke thënë se, “Lëvizja Bashkë” është e vetmja forcë që është sulmuar jo vetëm nga pushteti, por edhe nga oligarkët dhe media vetë.

29 Maj 2023, 22:48 Nga I.A
Qori: Lëvizja Bashkë e vetmja forcë që është
Arlind Qori

TIRANË- Kreu i “Lëvizjes Bashkë” Arlind Qori u shpreh se, fakti që forca poltiike që ai drejton sulmohet nga të gjithë, do të thotë që ata janë si “halë në sy” për ata që e bëjnë këtë gjë. I ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo" në Report Tv, Qori vijoi duke thënë se, “Lëvizja Bashkë” është e vetmja forcë që është sulmuar jo vetëm nga pushteti, por edhe nga oligarkët dhe media vetë.

“Fakti që sulmohemi nga të gjithë, do të thotë që ne jemi “halë në sy” për ta. Ne jemi e vetmja forcë që jemi sulmuar jo vetëm nga pushteti, por edhe nga oligarkët dhe media”, u shpreh Qori.

Qori po ashtu shtoi se edhe pse një forcë politike shumë e re, e themeluar në dhjetor të vitit të kaluar, ka arritur shumë në kaq pak kohë të marrë zemrën e 5% të qytetarëve të Tiranës.

“Lëvizja Bashkë u themelua në dhjetor 2022 dhe arriti të marrë zemrën e 5 për qind të qytetarëve të Tiranës. Fakti që 14 mijë qytetarë të Tiranës na kanë besuar votën e tyre në kushte shumë të vështira, unë mendoj që e reja po lind dhe lidhet me emrin e Lëvizjes Bashkë," tha Qori.

arlind qori

Sondazh

Poll