Politike

Përplasjet në Veri të Kosovës, Edi Rama mes reshtave: Kurti t'u bindet SHBA dhe BE

Kjo sepse sipas Ramës në këtë situatë të krijuar është Kosova ajo që po dëmtohet ndërkombëtarisht, por po lëndohen edhe ushtarët e KFOR.

29 Maj 2023, 21:40 Nga k.m.
Përplasjet në Veri të Kosovës, Edi Rama mes reshtave: Kurti
Pamje nga Kosova

TIRANË-Kryeministri Edi Rama pas situatës në veri të Kosovës, ku ka pasur përplasje mes KFOR dhe protestuesve serbë. Përmes një postimi në Tëitter, Rama ndër reshta shkruan që homologu i tij Albin Kurti ti bindet ndërkombëtarëve që të mos futen më thellë në këtë shteg të rrezikshëm. Kjo sepse sipas Ramës në këtë situatë të krijuar është Kosova ajo që po dëmtohet ndërkombëtarisht, por po lëndohen edhe ushtarët e KFOR.

"Lëndimi i ushtarëve të KFOR-it ngarkon me përgjegjësi të drejtëpërdrejtë dhunuesit e tyre të verbër dhe fatkeqësisht lëndon Kosovën në sytë e aleatëve e miqve të saj të pazëvendësueshëm! Sa më shumë zgjatet ky konflikt i rrezikshëm dhe i panevojshëm, aq më shumë lëndohet Kosova! Nga ky udhëkryq ku konflikti kthehet e rikthehet çdo vit si produkt i të shkuarës, me Serbinë që ekspozon trupat në kufirin ku fuqia e saj është e barabartë me zero dhe Kosovën që ekspozon ngurrimin e saj për të finalizuar dialogun, dilet vetëm me dialog e me aleatë të fuqishëm! Thirrja ime për t’i dëgjuar me vëmendje ata aleatë e për të mos u futur më thellë në shtegun jo vetëm të rrezikshëm, po edhe të kotë ku Kosova po lëndohet ndërkombëtarisht bashkë me ushtarët e KFOR-it që po lëndohen fizikisht, s’është thirrje ndërkombëtare po nevojë kombëtare!,"-shkruan Rama ndër të tjera. 

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

edi rama tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll