Politike

Situata në veri të Kosovës, Basha: Dënoj dhunën ndaj KFOR, Vuçiç i interesuar për destabilizim

Deputeti i Partisë Demokratike Lulzim Basha dënon sulmin ndaj KFOR, ndërsa thotë se është e qartë që Aleksandër Vuçiç është i interesuar për destabilizim.

29 Maj 2023, 22:41 Nga k.m.
Situata në veri të Kosovës, Basha: Dënoj dhunën ndaj
Lulzim Basha

TIRANË- Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar për situatën në veri të Kosovës. Me anë të një postimi të bërë në rrjetet e tij sociale, deputeti i Partisë Demokratike Lulzim Basha dënon sulmin ndaj KFOR, ndërsa thotë se është e qartë që Aleksandër Vuçiç është i interesuar për destabilizim.

“Thellësisht i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. Dënoj me forcë dhunën e paprovokuar ndaj trupave të KFOR, Policisë së Kosovës dhe mediave. Për këdo është e qartë se kush është i interesuar për dhunë dhe destabilizim. Autoritetet e Kosovës duhet të tregojnë maturi në këtë situatë të tensionuar dhe të veprojnë në koordinim të pandarë me aleatët tanë, SHBA, BE dhe NATO. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE dhe i mbështetur nga SHBA me rezultat njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë është e vetmja rruga për paqe dhe stabilitet dhe për një jetë më të mirë për shqiptarët dhe serbët në Kosovë,”- shkruan Basha.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

lulzim basha tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll