Politike

Propagandë për "Sali Berisha-Non grata"/ Kastriot Çipi poston FOTOT, reagon për Dosja.al Lëvizja Bashkë: S'është e jona!

Klodi Leka, pjesë e Lëvizjes Bashkë, ka reaguar për Dosja.al duke sqaruar sitatën. Sipas tij, faqja në fjalë është false, duke e cilësuar si një nga shumë manovrat politike të partisë në pushtet, ndërsa dy fjalë i shkroi edhe për Çipin që postoi fotot.

29 Maj 2023, 23:06 Nga k.m.
Propagandë për  "Sali Berisha-Non grata"/ Kastriot
Foto ilustruese

TIRANË- Emri i Lëvizjes Bashkë në një faqe në Facebook është kthyer në një "burim" replikash. Kastriot Çipi ka publikuar disa foto ku dukej ndryshimi i emrit të faqes që tani mbante emrin "Arlind Qori-Lëvizja Bashkë". Pasi ka publikuar fotot lidhur me historikun e emrit të faqes, ka shkruar krahas tyre: Nëse ka formën e m*t*t, ka ngjyrën e m*t*t dhe mban erën e m*t*t, shanset janë të jetë m*t!

POSTIMI I PLOTË:

Përgjigjia i ka ardhur nga Lëzija Bashkë. Klodi Leka, pjesë e Lëvizjes Bashkë, ka reaguar për Dosja.al duke sqaruar situatën e përshkuar. Sipas tij, faqja në fjalë është false, duke e cilësuar si një nga shumë manovrat politike të partisë në pushtet, ndërsa dy fjalë i shkroi edhe për Çipin që postoi fotot.

REAGIMI I PLOTË:

Lajmin për keqperdorimin/abuzimin me emrin e Lëvizjes BASHKË dhe të kryetarit Arlind Qori i pashë sot krejt rastësisht në internet. Në fillim mendova se mund të ishte ndonjë simpatizant i yni virtual, por më vonë zbulova se ishte një faqe fake dukshëm në shërbim të pushtetit bazuar edhe në historikun e ndërrimit të shpeshtë të emërtimit të saj.

Këto janë zakonisht manovra kibernetike të partisë në pushtet, e cila siç pamë edhe në zgjedhjet elektorale të 14 majit, e ka shtrirë propagandën dhe kontrollin e saj politik edhe në rrjetet sociale, me programe që u mbajnë hesap administratës shtetëtore edhe "like"-t e "share"-t, çka ne nje vend me demokraci normale do të ishte praktikë e paligjshme dhe absurde. Pa përmendur këtu makinerinë e baltës dhe dezinformimit e cila vihet në veprim ndaj kundërshtarëve sa herë ka zgjedhje apo protesta.

Për të gjithë ata që kryejnë veprime të tilla do të doja ti vija në dijeni se tjetërsimi/abuzimi i emrit dhe simboleve të Lëvizjes BASHKË, sipas ligjeve në fuqi ka pasoja juridike, sepse Lëvizja BASHKË është tashmë subjekt juridik. Lëvizja BASHKË ka ëeb-in dhe faqen e saj zyrtare në facebook/instagram.

Sakaq, për teoricienët e konspiracionit që e shfrytëzojnë hapësirën virtuale/publike si nevojtoren e tyre, dua tu them se është e turpshme mënyra se si huazojnë fabrikime të pushtetit për të hedhur baltë mbi të tjerët, pa fakte dhe etikë, edhe pse i thonë vetes opozitarë. Opozitar nuk të bën vetëm të qënit kundër një njeriu/qeverie, por kundër një ideje dhe modeli të padrejtë e të shëmtuar politik. Për fat të keq në Shqipëri barra e provës nuk i bie atij që hedh, por atij që e pëson baltën. Lëvizja BASHKË përveçse nuk demoralizohet përballë një modeli të tillë, por zotohet që si forcë demokratike dhe progresive ti japë fund edhe kësaj kulture të kontaminuar tridhjetëvjeçare me shembullin e saj politik.

levizja bashke

Sondazh

Poll