Politike

Tensionet në Veri, Olta Xhaçka: Të ndalen sulmet e paprovokuara

Xhaçka shkruan se sulmet e dhunshme ndaj KFOR-it dhe gazetarëve janë të papranueshme dhe se duhet çtensionim i situatës.

29 Maj 2023, 21:17 Nga I.A
Tensionet në Veri, Olta Xhaçka: Të ndalen sulmet e paprovokuara
Olta Xhaçka

TIRANË- Ministrja e Jashtme në vend Olta Xhaçka ka komentuar tensionet e përshkallëzuara në veri të Kosovës. Me anë të një postimi në Twitter, Xhaçka shkruan se sulmet e dhunshme ndaj KFOR-it dhe gazetarëve janë të papranueshme dhe se duhet çtensionim i situatës. Po ashtu Xhaçka ka shkruar se dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja është e nevojshme për stabilitet në rajon.  

Postimi i Plotë:

Sulmet e dhunshme të paprovokuara kundër forcave të KFOR-it dhe shtypit janë të papranueshme dhe duhet të ndalen menjëherë. Shprehim mbështetjen tonë të plotë për KFOR-in dhe urojmë shërim të shpejtë për ushtarët e lënduar. Çtensionimi i situatës së krijuar është kyç në këtë moment. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja është rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe njohjes reciproke që do të sigurojë stabilitet të qëndrueshëm në rajonin tonë.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

olta xhacka tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll