Bota

Tensionet në Veri të Kosovës/ Politikani serb mes të lënduarve: Mezi shpëtova, më rrahën...

Gjatë rrëfimit Arsenijeviç thekson se situata është alarmante dhe tregoi se arriti të shpëtoja përmes mjegullës së gazit lotsjellës. 

29 Maj 2023, 21:06 Nga f.i
Tensionet në Veri të Kosovës/ Politikani serb mes të
Aleksandar Arsenijeviç

KOSOVË- Në mesin e dhjetëra të lënduarve nga policia e Kosovës para komunës së Zveçanit, ishte edhe politikani serb Aleksandar Arsenijeviç raporton media serbe Alo.rs. Gjatë rrëfimit të tij ai pretendon se është dhunuar fizikisht nga policia e Kosovës.

'Më morën në paraburgim, përdorën gaz lotsjellës dhe më pas më tërhoqën zvarrë mes makinave ku më rrahën. Në një moment dëgjova - jo, ka kamera, që do të thotë se kamerat e kanë regjistruar të gjithë incidentin e bullizmit. Në një moment në gjithë atë kaos, njoha një polic me flokë të thinjura me jelek antiplumb, i cili më rrihte dhe më thërriste me emra nënçmues dhe më shante,"- tha Aleksandar Arsenijeviç.

Gjatë rrëfimit Arsenijeviç thekson se situata është alarmante dhe tregoi se arriti të shpëtoja përmes mjegullës së gazit lotsjellës. 

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

aleksandar arsenijeviç

Sondazh

Poll