Bota

Përplasja në Veri të Kosovës/ E kanë qëlluar me armë zjarri në legen, një person në gjendje të rëndë, mjeku: Po lufton me vdekjen!

Ai bëri me dije se në spital kanë shkuar më shumë se 50 persona me lëndime të ndryshime, disa me gjendje më të mirë, por ka edhe një që lufton me jetën.

29 Maj 2023, 20:58 Nga k.m.
Përplasja në Veri të Kosovës/ E kanë qëlluar me
Foto ilustruese

KOSOVË- Dr.Zlatan Elek, drejtor i spitalit të Mitrovicës në Kosovës ka bërë me dije gjendjen shëndetësore të një pacienti që ka mbërritur me urgjencë dhe është futur në sallën e operimit. Në një prononcim për “Novosti”, ai bëri me dije se në spital kanë shkuar më shumë se 50 persona me lëndime të ndryshime, disa me gjendje më të mirë, por ka edhe një që lufton me jetën.

Personi që aktualisht po operohet, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, ka një plagë me armë zjarri në legen. Por gjithashtu nuk dihet as kush e ka qëlluar.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll