Bota

ÇFARË PO NDODH? Vuçiç niset me ushtrinë në kufi të Kosovës, presidenti: Jemi vendosur aty ku duhet, nëse shqiptarët qëllojnë…

Pasi të mbajë konferencën urgjente për shtyp, do të niset për në kufi ku edhe do të qëndrojë gjatë gjithë natës me ushtrinë.

29 Maj 2023, 20:38 Nga k.m.
ÇFARË PO NDODH? Vuçiç niset me ushtrinë në
Aleksandër Vuçiç

BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka bërë një lajmërim të rëndësishëm lidhur me tensionet që sa vjen edhe po përshkallëzohen në Veri të Kosovës. Pasi të mbajë konferencën urgjente për shtyp, do të niset për në kufi ku edhe do të qëndrojë gjatë gjithë natës me ushtrinë. Sipas mediave serbe, Vuçiç dëshiron që ta  monitorojë vetë situatën nga afër. 

Gjatë një konference për shtyp, presidenti serb bëri thirrje që qytetarët serb të mos konfliktohen me NATO-n, por nga ana tjetër ai tha se në rast se shqiptarët qëllojnë, gjërat do të  jenë ndryshe dhe për këtë është lajmëruar edhe NATO.

“52 serbë që kërkuan ndihmë në Mitrovicën e Kosovës janë lënduar. Tre prej tyre u plagosën rëndë. Katër serbë janë arrestuar, ne jemi duke negociuar për t’i liruar.  U plagosën 41 pjesëtarë të KFOR-it, kryesisht nga Italia dhe Hungaria, të gjithë e dinë, këto janë pasoja të rënda të vendimeve të Kurtit. Ushtria jonë është vendosur aty ku duhet."

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

aleksander vucic tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll