Bota

Tensionet në Veri, Giorgia Meloni: Dënojmë sulmin ndaj KFOR, të ndalen veprimet e njëanshme nga autoritetet e Kosovës

Meloni u ka shprehur ngushëllime ushtarëve italian të plagosur, ndërkohë që ka dënuar me forcë sulmet që i janë bërë KFOR-it.

29 Maj 2023, 20:50 Nga I.A

 

Tensionet në Veri, Giorgia Meloni: Dënojmë sulmin ndaj KFOR,
Giorgia Meloni

ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka komentuar përshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës. Me anë të një postimi në Twitter, Meloni u ka shprehur ngushëllime ushtarëve italian të plagosur, ndërkohë që ka dënuar me forcë sulmet që i janë bërë KFOR-it. Po ashtu Meloni shkruan se duhet që të shmangen veprimet e mëtejshme dhe të njëanshme nga autoritetet e Kosovës.     

Postimi i Plotë:

Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë shpreh ndjenjat e mia më të sinqerta të afërsisë me ushtarët italianë të plagosur gjatë trazirave në Kosovë. Shpreh gjithashtu dënimin tim më të fortë për sulmin që u bë kundër misionit të KFOR-it, ku përfshiheshin edhe ushtarë nga kombet e tjera. Kjo që po ndodh është absolutisht e papranueshme dhe e papërgjegjshme. Ne nuk do të tolerojmë sulme të mëtejshme ndaj KFOR-it. Është thelbësore të shmangen veprimet e mëtejshme të njëanshme nga autoritetet kosovare dhe që të gjitha palët e përfshira të bëjnë menjëherë një hap prapa, duke kontribuar në zbutjen e tensioneve. Angazhimi i qeverisë italiane për paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor është maksimal dhe ne do të vazhdojmë të punojmë me aleatët tanë. Konfirmoj afërsinë time me ushtrinë italiane dhe mirënjohjen e fortë të qeverisë për profesionalizmin e jashtëzakonshëm dhe shpirtin e lavdërueshëm të shërbimit që ata tregojnë në të gjitha rrethanat.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

giorgia meloni tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll