Sport

Presidenti i Napolit njofton, se trajneri Luciano Spalletti i ka kërkuar një vit pushim

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, deklaroi mbrëmjen e së dielës në televizionin italian, se trajneri Luciano Spalletti (64), i sapo kurorëzuar kampion i Italisë, kishte kërkuar të bënte "një vit pushimi".

29 Maj 2023, 16:05 Nga DOSJA
Presidenti i Napolit njofton, se trajneri Luciano Spalletti i ka kërkuar

ITALI - Trajneri Luciano Spalletti, kampion i Italisë, nuk do të vazhdojë më ‘aventurën’ në stolin napolitan. Kështu la të nënkuptohet presidenti i klubit, Aurelio De Laurentiis, të dielën në mbrëmje në programin Rai 3, “Che tempo che fa”, duke treguar se tekniku 64-vjeçar kishte kërkuar të bënte “një pushim”.

“Spalletti është një njeri i lirë. Kur dikush vjen tek ju dhe ju thotë: "Unë kam bërë më të mirën, një cikël i jetës sime po përfundon, kam një kontratë me ty, por më mirë të kem një vit pushim...",- çfarë është, çfarë ti bëj? Ta kundërshtoj? Ai na dha shumë, e falënderoj dhe tani është mirë që ai të vazhdojë të bëjë atë që do”,- shpjegoi Aurelio De Laurentiis, duke u mbështetur në këtë largim.

Trajneri më i vjetër që ka fituar një ‘Scudetto’, Luciano Spalletti, i cili mbërriti në stolin e Napolit në 2021, nga ana e tij nuk e konfirmoi kurrë zyrtarisht dëshirën e tij të largimit, duke siguruar që klubi të komunikonte në fund të sezonit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll