Bota

'Tjetri është për ty'/ Zarf me një plumb dhe kërcënime drejtuar kryetarit të rajonit të Trentos

Zarfi u gjet nga një punonjës i postës. Brenda, përveç plumbit, ishte dhe një letër e shkruar me dorë.

29 Maj 2023, 17:30 Nga k.m.
'Tjetri është për ty'/ Zarf me një plumb dhe
Maurizio Fugatti

ITALI- Një punonjës i zyrës postare në Gardolo, një periferi në veri të Trentos ka gjetur një letër me kërcënim brenda për kreun e Provincës Autonome të Trentos, Maurizio Fugatti. Fillimisht ai pa formën e çuditshme të zarfit, e pasi e hapi gjeti plumbin brenda dhe lajmëroi menjëherë Policinë italiane.

Jo vetëm kaq, efektivët e Policisë brenda gjetën edhe një fletë të shkruar me dorë. Brenda kishte disa fjali të shkruara jo saktë gramatikisht: Plumbi tjetër është për ty.

Nuk është hera e parë që kreu i rajonit të Trentinos, Maurizio Fugatti është vënë në shënjestër. Në janar 2022 i kishin dërguar atij një zarf tjetër që brenda kishte një plumb: një kalibër 9 për 19 Parabellum të NATO-s, municione për të gjitha forcat e armatosura dhe ato të rendit./Corriere

maurizio fugatti itali

Sondazh

Poll