Bota

Pëshkallëzohet situata në veri/ KFOR përplaset me protestuesit, raportohet për të lënduar në Zeçan(VIDEO)

Paraprakisht KFOR i paralajmëroi protestuesit që të shpërndahen, por ata nuk u bindën.

29 Maj 2023, 17:00 Nga f.i

Pëshkallëzohet situata në veri/ KFOR përplaset me

KOSOVË- Situata është përshkallëzuar në komunën Zeçan, ku së fundmi janë dëgjuar krisma dhe është hedhur gaz lotësjellës për të shpërndarë protestuesit. Mësohet se nga vendi i ngjarjes, ka pasur përplasje mes ushtarëve të KFOR-it dhe protestuesve. Janë parë edhe disa ushtarë të lënduar të KFOR-it gjatë përplasjeve.

Radio Evropa e Lirë raportoi më herët së KFOR-i ndërhyri për shpërndarjen e protestuesve në Zveçan. 

“Ju po shkaktoni trazira. Po e rrezikoni veten dhe komunitetin tuaj. Largohuni nga zona dhe shkoni në shtëpi – në të kundërtën, KFOR-i do të detyrohet të ndërhyjë”, ishte audio-paralajmërimi i KFOR-it.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll