Bota

Tensionet në veri të Kosovës, Majko: Konflikti shqiptaro-serb është një hap larg

Po ashtu Majko ka shtuar se këmbngulja për të bërë gjënë e duhur, në politikë, shpesh herë bëhet justifikim për rezultatin e gabuar.

29 Maj 2023, 16:56 Nga I.A
Tensionet në veri të Kosovës, Majko: Konflikti shqiptaro-serb
Pandeli Majko

TIRANË- Deputeti socialist Pandeli Majko ka komentuar situatën e përshkallzuar të tensioneve në veri të Kosovës. Me anë të një postimi në Tëitter, Majko shkruan se konflikti shqiptaro-serb është një hap larg dhe se shërbimet ruse po punojnë për ta shfrytëzuar situatën. Po ashtu Majko ka shtuar se këmbngulja për të bërë gjënë e duhur, në politikë, shpesh herë bëhet justifikim për rezultatin e gabuar.

“Konflikti shqiptaro-serb është një hap larg! Shërbimet ruse po punojnë nën “alibinë” e krijuar!Këmbëngulja për të bërë gjënë e duhur, në politikë, bëhet shpesh justifikim për rezultatin e gabuar!”, ka shkruar Majko.

Çfarë po ndodh në veri të Kosovës?

Qytetarët serbë kanë tentuar sërish të bllokojnë objektet e komunave dhe të pengojnë hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptar. Policia e Kosovës dhe KFOR kanë rrethuar ndërtesat zyrtare ndërsa situata është përshkallëzuar teksa kanë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Për shkak të rindezjes së tensioneve është njoftuar se shkollat në veri të Kosovës do të mbyllen dhe mësimi do të pezullohet përkohësisht. Për zhvillimet e fundit në veri ka pasur reagime të shumta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian të cilët kërkuan të mos përshkallëzohet situata pasi që kjo nuk ndihmon në procesin e dialogut mes dy vendeve. 

pandeli majko tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll