Bota

Vritet SERBI në Kolumbi- Erdhi si turist, por e morën peng në makinë, pastaj e hodhën në rrugë (PISTAT)

Tani për tani, sipas mediave kolumbiano është mësuar se serbi po qëndronte në Kolumbi si turist.

29 Maj 2023, 16:24 Nga k.m.
Vritet SERBI në Kolumbi- Erdhi si turist, por e morën peng në
Slobodan Marjanoviç

KOLUMBI- Shtetasi serb Slobodan Marjanoviç, 40 vjeç është vrarë dje në Santa Marta të Kolumbisë. Sipas mediave kolumbiane, trupi i tij është gjetur pranë autostradës dhe nga rezultatet e para të hetimeve bëhet e ditur se ai është vrarë me disa të shtëna me armë zjarri dhe më pas kufoma është hedhur nga makina. Tani për tani, sipas mediave kolumbiano është mësuar se serbi po qëndronte në Kolumbi si turist.

"Të dhënat e para tregojnë se ai ka mbërritur në Santa Marta pak ditë më parë si turist, iu gjet edhe një byrzyluk që provonte se ishte akomoduar në Hotel El Rodaderu. Po kontrollohet nëse është vrarë në veturën nga e cila është hedhur, duke pasur parasysh se banorët e zonës kanë raportuar në polici se kanë dëgjuar të shtëna armësh dhe më pas e kanë gjetur trupin buzë rrugës,"-thuhet ndër të tjera.

Raportet e policisë bëjnë me dije se ai ka marrë të paktën tre plumba, megjithatë pistat që po ndiqen janë disa; mendohet se mund të ketë qenë në shenjestër për t'u grabitur por nuk përjashtohet edhe mundësia se i ka njohur personat që e kanë qëlluar dhe ka shkuar vetë për të pasur një takim me ta.

slobodan marjanovic

Sondazh

Poll