Bota

PYETET- Dadoja e djalit VRASËS merret në pyetje nga Policia, ja ç'tregoi ajo për fëmijërinë e 13-vjeçarit serb

Ajo kujdesej për djalin që kur ishte vetëm 11 muajsh e deri para nja dy vitesh dhe kaloi më shumë kohë me të në atë periudhë sesa prindërit e tij.

29 Maj 2023, 16:43 Nga k.m.
PYETET- Dadoja e djalit VRASËS merret në pyetje nga Policia, ja
Foto ilustruese

SERBI- Dadoja e djalit vrasës është intervistuar nga Policia serbe, ku ka treguar me detaje gjithçka që di për edukimin dhe zakonet e tij. Sipas Informer, ajo ka treguar me detaje gjithçka që di për djalin vrasës, motrën dhe prindërit e tij. Ajo kujdesej për djalin që kur ishte vetëm 11 muajsh e deri para nja dy vitesh dhe kaloi më shumë kohë me të në atë periudhë sesa prindërit e tij.

Siç tha ajo, nuk mund ta kuptojë se pse djali ka vrarë shokët e tij dhe rojen e shkollës. Dadoja i tha policisë se ndërsa po kujdesej për të, ai ishte një fëmijë i mirë, i bindur dhe i zgjuar.

"Ai ishte një fëmijë i mirë. Ai ishte inteligjent mbi mesataren, kurioz dhe i suksesshëm në gjithçka që i interesonte,"-tregoi ajo.

Ndërsa nëna e djalit që vrau nëntë bashkëmoshatarët e tij dhe rojës së Shkollës Fillore “Vladislav Ribnikar” është marrë në pyetje nga policia të mërkurën dhe ka treguar me detaje versionin e saj të historisë për djalin e saj; duke u ndalur tek fëmijëria, shëndeti, marrëdhëniet me moshatarët, marrëdhëniet familjare. Nëna e djalit u mor në pyetje për të përcaktuar nëse ajo kishte neglizhuar apo dhunuar djalin e saj përpara se ai të kryente masakrën në shkollë.

vrasje ne serbi

Sondazh

Poll