Bota

570 vjet nga pushtimi i Kostandinopojës, Erdogan: Anadollia është një atdhe i përjetshëm turk

Një ditë pas zgjedhjes së tij, presidenti i sapozgjedhur Erdogan, publikoi edhe një mesazh në Twitter. 

29 Maj 2023, 17:13 Nga k.m.
570 vjet nga pushtimi i Kostandinopojës, Erdogan:  Anadollia
Recep Tayyip Erdogan

STAMBOLL- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan përsëriti synimet e tij nacionaliste me rastin e 570-vjetorit të rënies së Kostandinopojës nga osmanët. Një ditë pas zgjedhjes së tij, presidenti i sapozgjedhur Erdogan, publikoi edhe një mesazh në Twitter. 

"Përshëndes 570 vjetorin e pushtimit të Stambollit, i cili është skalitur në histori dhe vulos faktin se Anadollia do të vazhdojë të jetë atdheu i përjetshëm turk. Unë do ta kujtoj përgjithmonë Fatih Sulltan Mehmed Khan dhe ushtrinë e tij heroike, e cila hapi dhe mbylli një epokë,"- shtoi ai, duke iu referuar Muhamedit Pushtuesit.

Më herët, ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu doli në Hagia Sophia, duke marrë pjesë në namazin e mëngjesit.

recep tayyip erdogan

Sondazh

Poll