Aktualitet

Aksident në aksin Korçë-Bilisht, makinat përplasen kokë më kokë, 2 persona të lënduar, 1 humb jetën

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, por mësohet se nga përplasja kanë mbetur të lënduar tre persona.

29 Maj 2023, 16:39 Nga I.A
 
Aksident në aksin Korçë-Bilisht, makinat përplasen
Makinat e perplasura

KORÇË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Korçë-Bilisht. Mësohet se dy makina janë përplasur kokë më kokë me njëra-tjetrën.

Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, por mësohet se nga përplasja kanë mbetur të lënduar tre persona, nga të cilët njëri ka humbur jetën. Personat e lënduar janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës. 

Njoftimi i Policisë: 

DVP Korçë Informacion shtesë në lidhje me aksidentin e ndodhur pasditen e sotme, pranë fshatit Cangonj. Në vijim të informacionit paraprak, që bën fjalë për aksidentin e ndodhur në aksin rrugor "Korçë-Kapshticë", pranë fshatit Cangonj, ju informojmë se është përplasur automjeti tip "Ford" me drejtues shtetasin E. M., me automjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin A. Sh. Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja që lëvizte me automjetin tip "Ford", shtetasja M. M., rreth 50 vjeçe, banuese në fshatin Eçmenik, Devoll dhe janë plagosur 7 shtetas, konkretisht dy drejtuesit e automjeteve shtetasit E. M. dhe A. Sh., dhe 5 pasagjere të automjetit tip "Ford", të cilët u transportuan për mjekim në spitalin e Korçës. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne aksin korce-bilisht

Sondazh

Poll