Aktualitet

Përshtati lokalin për lojëra fati, pranga 35-vjeçarit, procedohen 12 persona

Si rezultat i ndërhyrjes në ambientet e këtij lokali, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi E. G., 35 vjeç

29 Maj 2023, 11:31 Nga m.s
Përshtati lokalin për lojëra fati, pranga 35-vjeçarit,
foto ilustruese

CËRRIK- Një 35-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi kishte vënë lokalin që kishte në pronësi, në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojës me zara. Po kështu janë proceduar penalisht 12 shtetas që u kapën duke luajtur në ambientet e këtij lokali. Burime të policisë bëjnë me dije se janë sekuestruar tavolina e lojës me zara dhe rreth 65 000 lekë të rinj të përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme. Si rezultat i ndërhyrjes në ambientet e këtij lokali, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi E. G., 35 vjeç.

Përshtati lokalin për lojëra fati, pranga 35-vjeçarit,

Njoftimi nga policia 

Finalizohet operacioni policor i koduar "Pikët", për konstatimin dhe goditjen e një rasti të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Kishte vënë lokalin që kishte në pronësi, në dispozicion të organizimi të kundërligjshëm të lojës me zara, arrestohet në flagrancë 35-vjeçari. Procedohen penalisht 12 shtetas që u kapën duke luajtur në ambientet e këtij lokali.

Sekuestrohen tavolina e lojës me zara dhe rreth 65 000 lekë të rinj të përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik, të mbështetura nga inteligjenca informative, për një rast të organizimi të kundërligjshëm të lojërave të fatit, në ambientet e një lokali në lagjen nr. 3, kanë organizuar dhe kanë finalizuar në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shqiponja" të DVP Elbasan, operacionin policor të koduar “Pikët”.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme në ambientet e këtij lokali, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi E. G., 35 vjeç, pasi kishte vënë lokalin që kishte në pronësi, në dispozicion të organizimi të kundërligjshëm të lojës së fatit me zara. Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 12 shtetas të tjerë të cilët u kapën duke luajtur me zara, në ambientet e këtij lokali.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan tavolina ku zhvillohej loja me zara dhe rreth 65 000 lekë të rinj të dyshuar të përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

lojera fati cerrik

Sondazh

Poll