Aktualitet

'U kapën duke i marrë shoferit 100 euro'/ AMP arreston 2 inspektorë të 'Shqiponjave', kontrollet u zbulojnë shumat e parave

Këto dy punonjës Policie u vunë në pranga pasi u kapën në flagrancë duke i marrë një drejtuesi mjeti 100 euro, me qëllim shmangien e ndëshkimit të tij me masë gjobe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

29 Maj 2023, 11:02 Nga A.B
'U kapën duke i marrë shoferit 100 euro'/ AMP arreston 2
Policia

TIRANË- Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) arreston në flagrancë dy punonjës policie, të skuadrës së Posaçme 'Shqiponja'. Sipas AMP, në pranga kanë përfunduar inspektori me inicialet A.C., 36 vjeç, me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë; dhe inspektori, me inicialet H.XH, 26 vjeç, me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Sipas AMP-së, këto dy punonjës Policie u vunë në pranga pasi u kapën në flagrancë duke i marrë një drejtuesi mjeti 100 euro, me qëllim shmangien e ndëshkimit të tij me masë gjobe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Pas kontrolleve, dy punonjësve iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma prej 1420 euro, 8800 lekë, si edhe 4 aparate telefonike celularë.

NJOFTIMI I AMP:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore Rajoni Tiranë ka arrestuar në flagrancë 2 punonjës policie, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Të arrestuarit janë:
– Inspektor A.C., 36 vjeç, me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë; – Inspektor, H.XH, 26 vjeç, me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Arrestimi u krye pasi këta punonjës policie u kapën në flagrancë duke i marrë një drejtuesi mjeti 100 euro, me qëllim shmangien e ndëshkimit të tij me masë gjobe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Gjatë kontrollit personal, këtyre punonjësve iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale shuma prej 1420 euro, 8800 lekë, si edhe 4 aparate telefonike celularë.

agjencia e mbikqyrjes policore

Sondazh

Poll