Aktualitet

Seanca në GJKKO për inceneratorin e Fierit! Rrëzohet kërkesa e dy të pandehurve, pritet marrja e vendimit për gjykim të shkurtuar

Avokatët e tyre kërkuan shpallje të moskopetencës dhe kalimin e çështjes në Gjykatën e Tiranës, por GJKKO ka hedhur poshtë kërkesën.

29 Maj 2023, 10:55 Nga A.B
Seanca në GJKKO për inceneratorin e Fierit! Rrëzohet kërkesa
Gjykata

TIRANË-Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është tërhequr për marrjen e një vendimi përfundimtar në Dhomën e Këshillimit sa i takon masës së gjykimit të shkurtuar për të pandehurit e inceneratorit të Fierit.

Raportohet se gjykata ka rrëzuar kërkesat e dy prej të pandehurve për çështjen e Inceneratorit të Fierit për shpalljen e moskompetencës për Arben Dervishaj dhe Regan Merdani. Avokatët e tyre kërkuan shpallje të moskopetencës dhe kalimin e çështjes në Gjykatën e Tiranës, por GJKKO ka hedhur poshtë kërkesën. Dervishaj dhe Merdani do vazhdojnë të gjykohen bashkë me persona të tjerë për Inceneratorin e Fierit.

Po ashtu, u rrëzua kërkesa për shpalljen e akteve të pavlefshme dhe veçimi i tyre nga i pandehuri Arenc Myrtezani.

SPAK ndërmori një aksion në lidhje me çështjen e inceneratorëve, duke lëshuar 11 urdhër arreste për inceneratiorin e Fierit. Hetimi është bërë nga Byroja Kombëtare e Hetimit, ndërkohë që në aksion për zbatimin e urdhër arresteve përvec BKH janë përfshirë dhe Forcat e Policisë Operacionalja. 

Për çështjen e Inceneratorit të Elbasanit është vendosur që më datë 1 Qershor të jetë seanca e radhës. E për atë të Fierit, sot pritet të mësohet nëse do ketë gjykim të shkurtuar për të pandehurit dhe do të kërkohen konkluzionet përfundimtare nga ana e Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për 19 të pandehurit./Dosja.al

regan merdani arben dervishaj

Sondazh

Poll